Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Bardhi: Do të rrespektoj kontratën, ndërtojmë një ekip pretendent!

Besëlidhja ka nisur pushimet zyrtarisht, për t’u grumbulluar më 1 korrik, kur edhe do të startojë fazën përgatitore. Një gjë të tillë e konfirmoi trajneri Sinan Bardhi, i cili me shumë gjasa do vijojë të jetë në krye të lezhjanëve. Në një bisedë për “Panorama Sport”, ai u shpreh:

“Qëkur jam ulur në pankinën e Besëlidhjes, e kam ndier veten të privilegjuar, duke pasur parasysh peshën e fanellës. Rënia në të Dytën ishte dëshpëruese, por gjithsesi falë mbështetjes së presidentit Gjok Noka arritëm të formatonim një skuadër triumfuese, duke u ngjitur sërish. Duke u nisur që nga emri dhe ambiciet e presidencës, Besëlidhja e sezonit të ardhshëm do të jetë e kompletuar me të gjithë produktin e duhur për t’u rikthyer në elitë, për çka jam i sigurt. Që tani kemi piketuar shumë futbollistë cilësorë, që kanë luajtur në Superiore, madje me disa prej tyre kemi hyrë në bisedime. Te Besëlidhja e ndiej veten shumë mirë, ndaj do ta respektoj kontratën deri në fund. Jam i bindur se do të shijoj privilegjin e ngjitjes në Superiore të Besëlidhjes”.
 
Back To Top