Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ekzekutivi përcakton detajet e sezonit të ri 2014-2015

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar të hënën mbledhjen e tij të rradhës, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme. U miratuan skemat e Kampionateve Kombëtarë të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, si edhe ai i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2014-2015. Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë fillon 13 shtator 2014 dhe përfundon më 16 maj 2015. Vendi i parë i Grupit A dhe Grupit B ngjiten në Kategorinë Superiore. Vendi 10-të (dhjetë), i Grupit A dhe Grupit B zbresin në Kategorinë e Dytë. Vendi i 9 (nëntë) i grupit A dhe B zhvillojnë ndeshje “play-off”, me vendin e dytë të Grupit A dhe B të Kategorisë së Dytë. Kupa e Shqipërisë fillon më 29 gusht 2014 dhe përfundon më 23 maj 2015.


Është miratuar ndarja në grupe e Kategorisë së Parë:
Grupi A: Besëlidhja, Besa, Kastrioti, Tërbuni, Burreli, Iliria, Kamza, Mamurrasi, Ada, Veleçiku.
Grupi B: Dinamo, Bylis, Lushnja, Luftëtari, Butrinti, Tomori, Pogradeci, Shkumbini, Nafëtari, Sopoti.
 
Back To Top