Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Gruda: Besëlidhja do të jetë skuadra lider e Kategorisë së Parë!

Ndarja e grupeve dhe rregullorja e re e kampionatit të ardhshëm është përcjellë me interes nga drejtuesit dhe lojtarët e Besëlidhjes. Kapiteni i lezhjanëve, Mirsad Gruda, në një bisedë për “Panorama Sport” tha: “Si një futbollist i formuar në Lezhë, jam i entuziazmuar që pas dimrit të Kategorisë së Dytë që përjetuam, përsëri u rikthyem atje ku ishim, për të vijuar rrugën e vështirë, por të sigurt drejt elitës. Mua më ndodhi që t’i provoj të tria nivelet e futbollit profesionist shqiptar me Besëlidhjen. Pra, kam ndier shumë emocione, pozitive dhe negative. Gjithsesi, Besëlidhja tashmë ka filluar kurbën e ngjitjes. Jam i bindur se sezonin e ri ne do jemi liderja e së Parës”.
 
Back To Top