Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 23: Besëlidhja - Shënkolli 3:1. Besëlidhja nuk shkon në finale!


Besëlidhja ka arritur të fitojë 3-1 ndaj Shënkollit në derbin lezhjan, i cili u zhvillua në një teren të rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të shiut. Megjithatë, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i kampionatit, lezhjanët nuk kanë arritur të shkojnë në finalen e Kategorisë së Dytë, pasi vendi i parë është matematikisht i Ilirisë. Në minutën e 4-t vendësit sulmojnë nga e djathta dhe në zonë është Shima që shënon golin e parë. Pas këtij momenti, Besëlidhja ul ritmin dhe loja nis të kontrollohet prej Shënkollit. Në një kundërsulm në minutën e 15-të është Pjetrushi, i cili barazon dhe me këtë rezultat mbyllet fraksioni i parë. Pjesa e dytë nis me ndryshime në kampin lezhjan, për të forcuar mesin e fushës me Linin. Kjo e jep rezultatin, pasi skuadra e Bardhit është më e lëvizshme në fushë. Në minutën e 49-të, pas një sulmi të rrezikshëm, Besëlidhja kalon në avantazh pas goditjes së të riut Përgjini. Në minutën e 66-të Gruda godet me roveshatë brenda zonës, por është gardiani i Shënkollit, Sumaj, që grushton. Në minutën e 79-të është Allamani që, pas një rrëmuje në portën e Shënkollit, arrin të shënojë golin e tretë, 3-1. Në minutat e mbetura nuk ka më histori dhe lezhjanët fitojnë lehtësisht ndaj Shënkollit. Besëlidhja e ka siguruar prej dy javësh ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Besëlidhja - Shënkolli 3:1
Shënues: Shima 4′, Përgjini 49′, Allamani 79′/ Pjetrushi 15′
Besëlidhja: Rexhepi, Begaj, Ujka, Nekaj, Shima, Pjetri, Gruda, Lala, Lekaj (Lini 46′), Allamani (Lleshi 82′), Përgjini (Bushi 70′). Trajner: S.Bardhi
Shënkolli: Sumaj, Mashi, Zefi, E.Mirdita (Dodaj 65′), Frroku, R.Mirdita, Keqira, Çeku, Mile (Tuci 48′), Pjetrushi, Deda. Trajner: A.Bruka
Gjyqtarë: P.Lapi, S.Zeka, F.Thorja (Shkodër)
   
Back To Top