Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lala: skuadra e ka të qartë objektivin: ngjitja në Superiore!

Përveç shkodranëve e lezhjanëve, te Besëlidhja luajnë edhe futbollistë tiranas. Një ndër ta është edhe Antonio Lala, i ardhur nga Vora në janar të këtij viti. “Fanellën e Besëlidhjes e kam veshur zyrtarisht fazën e dytë. Rikthimi në Kategorinë e Parë ishte detyra që duhej të realizohej, sepse kjo skuadër nuk mund të militonte në atë kategori. Tani jemi pushim, por unë vazhdoj që të stërvitem fizikisht për të ruajtur formën fizike. Kam ende kontratë me Besëlidhjen, të cilën jam i vendosur që ta përmbush deri në fund. Sezoni i ardhshëm për Besëlidhjen do të jetë mjaft konkurrues, por jam i bindur se do të jetë po aq i suksesshëm. Skuadra e ka të qartë objektivin: ngjitja në Superiore. Mezi presim që të nisim fazën përgatitore”, – u shpreh Lala në prononcimin e tij.
 
Back To Top