Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lini i vendosur: Qëndroj sërish me Besëlidhjen

Ethet e merkatos verore tashmë ndihen edhe te Besëlidhja. Një pjesë e futbollistëve kanë akoma kontratë me klubin dhe shumica në prononcimet e tyre janë të vendosur për ta vijuar atë deri në fund. I tillë është edhe mesfushori Orges Lini, i cili u bë pjesë e skuadrës në fillim të sezonit të kaluar. “Për mua Besëlidhja është ndër skuadrat me histori në futbollin shqiptar, ndaj duhet që ta justifikojmë peshën e fanellës. Me Besëlidhjen firmosa me kënaqësi dhe krenari, prandaj jam i vendosur që të qëndroj sa më gjatë. Bindjen time e mbështes tek atmosfera që karakterizon këtë ekip. Besëlidhja, nga mbështetja e presidentit Gjok Noka ia doli të rikthehej në Kategorinë e Parë. Unë kam edhe një vit kontratë me skuadrën dhe do vazhdoj të qëndroj sërish”, – përfundon prononcimin Lini.
 
Back To Top