Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Nekaj: Do ta respektoj deri në fund kontratën me Besëlidhjen

Mbrojtësi i djathtë i Besëlidhjes, Arlind Nekaj, në një bisedë për “Panorama Sport” u shpreh se do ta respektojë deri në fund kontratën me lezhjanët.

“Kontratën që kam me Besëlidhjen do ta respektoj deri në fund dhe jam i gatshëm të rinovoj përsëri, pavarësisht ofertave. Që i vogël kam ëndërruar fanellën e Besëlidhjes, por u desh një rrugë e gjatë, e vështirë, por edhe e bukur për të arritur deri këtu. Ngjitja në Kategorinë e Parë ishte një detyrim, ndaj dhe jemi të lumtur që ia dolëm me sukses. Sezoni i ardhshëm do të jetë i vështirë, pasi do të luajmë me skuadra cilësore. Mirëpo, jam i bindur se presidenti Gjok Noka me propozimin e stafit teknik, të kryesuar nga trajneri Sinan Bardhi, do të sjellë te Besëlidhja futbollistë tepër cilësorë, që do të rifreskojnë ato sektorë ku stonuan gjatë sezonit që lamë pas”,- ka përfunduar Nekaj.
 
 
Back To Top