Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Presidenti Noka premton një ekip të fortë për sezonin e ardhshëm

Presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, u shpreh: “Besëlidhja e sezonit të ardhshëm do të jetë mjaft e fortë dhe konkurruese, ndaj ne nuk ishim shumë të interesuar shumë për ndarjen e grupeve të Kategorisë së Parë. Dëshiroja që të kishim sa më shumë skuadra që kanë ardhur nga Superiorja në mënyrë që grupi ynë të kishte një bukuri dhe konkurrencë të fortë. Gjithsesi, jam i kënaqur me ndarjen dhe me përfshirjen e Besës, një skuadër mjaft e fortë dhe me histori. Jemi të vendosur që sezonin e ardhshëm do të jemi lokomotiva e grupit A dhe të rikthehemi në Superiore”.
 
Back To Top