Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Shytani dëshiron të qëndrojë tek Besëlidhja edhe sezonin e ardhshëm

Te Besëlidhja shumë lojtarë janë nën kontratë, të cilën dëshirojnë që ta respektojnë deri në fund. Mirëpo, kjo do të varet nga presidenca, pasi do të ketë prurje të reja dhe kjo do ta vështirësojë qëndrimin e një pjese të tyre. Mbrojtësi Arbër Shytani, i cili ka luajtur tre sezone radhazi në Lezhë, dëshiron të luajë sërish me këtë skuadër. Në një bisedë për “Panorama Sport”, ai u shpreh: “Me Besëlidhjen kam luajtur tre sezone radhazi, ku kam provuar emocionin e mbetjes në çastet e fundit pa u ngjitur në Superiore nga pika e bardhë, po ashtu rënien në Kategorinë e Dytë dhe rikthimin në të Parën. Edhe pse kontrata më përfundoi dhe kam marrë shumë oferta nga skuadra me emër, jam i gatshëm të rinovoj me Besëlidhjen. Këtë sezon jam i bindur se do të realizojmë atë që nuk e arritëm dy vite më parë, e kjo falë përkushtimit të drejtuesve, me në krye presidentin Gjok Noka”.
 
Back To Top