Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Stojkoviç kërkon rikthimin tek "ekipi i zemrës" Besëlidhja!

Rikthimi i Besëlidhjes në Kategorinë e Parë ka bërë që shumë ish-lojtarë, të cilët dikur kanë luajtur me fanellën e saj, të interesohen për t’iu bashkuar sërish. Një ndër ta është edhe qendërmbrojtësi shtatlartë, Aleksandër Stojkoviç. “Për mua Besëlidhja mbetet skuadra e zemrës sime, pasi tashmë jam tifoz i saj i rregullt, pavarësisht se ku luaj. Jo rasti, por jeta futbollistike që kam kaluar te Besëlidhja dhe koha e lirë në Lezhë, në kujtesën time ka lënë gjurmë të thellë. Te Besëlidhja të respektojnë të gjithë, që nga presidenti Gjok Noka, e deri te punëtori i fundit i fushës, pa harruar tifozët. Me Luftëtarin e kam mbyllur kontratën dhe tashmë jam i lirë. Pavarësisht ofertave që kam, dua të vesh fanellën lezhjane”.
 
Back To Top