Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lezhjanët premtojnë besnikëri ndaj Besëlidhjes

Drejtuesit e Besëlidhjes janë duke menduar për emrat që synojnë të afrojnë në ekip gjatë merkatos së verës. Skuadra e kampionatit që përfundoi kishte në përbërje të saj shumë futbollistë lezhjanë, produkt i ekipeve zinxhir. Një i tillë është edhe mbrojtësi shtatlartë, Frederik Ujka.

“Me Besëlidhjen është sezoni i dytë që luaj si mbrojtës. Kampionati që lamë pas ishte i vështirë për ne, pasi luanim në nivelin më të ulët të futbollit profesionist. Por, me sakrificë, punë dhe organizim ia dolëm mbanë që të riktheheshim në Kategorinë e Parë. Edhe pse nuk më mungojnë oferta, përsëri jam i vendosur që edhe sezonin e ardhshëm të luaj për Besëlidhjen”, – thotë Ujka.
   
Back To Top