Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lezhjani Eni Ibraj vetëofrohet te Besëlidhja!

Lezhjani Eni Ibraj, i cili luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, krahas studimeve në shkollën e mesme sportive “Loro Boriçi” në Tiranë, është grumbulluar edhe me Shkëndijën A. Duke qenë se tashmë i ka përfunduar studimet, ai shpreh dëshirën për të veshur fanellën e Besëlidhjes sezonin e ri. “Futbollin e kam nisur që i vogël në Lezhë, duke u stërvitur me trajnerë profesionistë. Në moshën 14-vjeçare u largova nga Lezha në drejtim të Tiranës për të ndjekur studimet, dhe atje luajta me Shkëndijën A. Sezonin që lamë pas jam grumbulluar me Veleçikun, por dëshira ime është të vesh fanellën e Besëlidhjes. Kjo skuadër, që iu rikthye së Parës, është pa dyshim një nga skuadrat më të mira të grupit A. Te kjo skuadër e ndiej veten shumë mirë”.
 
Back To Top