Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lini i bën thirrje Besëlidhjes për të hyrë në merkato

Mesfushori Orges Lini, i cili luan për ngjyrat e Besëlidhjes që në fillim të sezonit të sapombyllur dhe është ende nën kontratë, gjatë një prononcimi për “Panorama Sport” shprehet i bindur se do të qëndrojë gjatë te skuadra. “Rikthimi i Besëlidhjes në Kategorinë e Parë, natyrisht që ka hapur oreksin për t’u ngjitur në Superiore. Unë jam ende nën kontratë, por kjo nuk do të thotë se jam i qetë dhe se patjetër do të jem në formacionin bazë. Por, jam i bindur se forma që po kaloj tani, më bën të ndihem mirë. Duhet edhe një muaj deri në grumbullimin e skuadrës. Mendoj se në ekip ka nevojë për përforcime, për të krijuar një ekip cilësor që të synojë elitën. Kam bindjen se presidenti Gjok Noka do të dijë të krijojë një grup të mirë”, përfundon prononcimin e tij mesfushori Lini.
 
Back To Top