Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Mirsad Gruda do të jetë sërish kapiten i Besëlidhjes

Kapiteni i Besëlidhjes, Mirsad Gruda, ka gjasa që ta mbajë shiritin edhe për sezonin e ardhshëm. Ai ka më shumë se 10 sezone që luan futboll profesionist të gjitha me fanellën lezhjane.

“Kam mbi 20 vite që luaj futboll, gjatë të cilëve kam përshkuar të gjithë ekipet zinxhirë të Besëlidhjes, kurse si profesionist tashmë u bënë 10 vite. Me fanellën lezhjane ndoshta jam i vetmi futbollist që i kam provuar të gjitha emocionet, përveç trofeve. Pa u mbyllur sezoni, kam pasur shumë oferta dhe vazhdoj të kem, por i kam refuzuar të gjitha, sepse dua që edhe sezonin e ardhshëm të luaj për Besëlidhjen”, – shprehet Gruda.
 
Back To Top