Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Portieri Demi, i gatshëm të veshë fanellën e Besëlidhjes

I pari futbollist, i gatshëm t’i bashkohet Besëlidhjes zyrtarisht për sezonin e ardhshëm, është portieri lezhjan Elson Demi. I afirmuar si portier te moshat e Besëlidhjes, ai ka luajtur tri sezone me radhë me Butrintin.

Elson Demi, që për arsye shëndetësore në fazën e parë të sezonit që lamë pas u shkëput nga aktiviteti, iu rikthye stërvitjes fazën e dytë me Besëlidhjen. Në një bisedë për “Panorama Sport”, ai u shpreh: “Te Besëlidhja unë kam lidhjen organike, jo vetëm se jam lezhjan, por aty jam formuar dhe konsoliduar si portier. Ndaj dhe jam i vendosur që sezonin e ardhshëm futbollistik të vesh fanellën lezhjane. Pres vetëm OK-in e presidencës, pasi kam edhe pëlqimin e trajnerit. Te Besëlidhja ka shumë futbollistë cilësorë dhe jam i bindur se me mbështetjen e presidentit Gjok Noka dhe të stafit teknik të kryesuar nga Sinan Bardhi, do t’u rikthehet ditëve të saja më të mira. Besoj se në fund të sezonit lezhjanët do t’u bashkohen skuadrave të Superiores”.
 
Back To Top