Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Trajneri Bardhi tregon planet e merkatos

Drejtuesit e klubit të Besëlidhjes, veç bisedimeve me lojtarë të ndryshëm, po punojnë edhe në përmirësimin e kushteve të terreneve sportive. Këto ditë po punohet intensivisht për riparimin e tapetit të fushës së aneksit të stadiumit “Besëlidhja”, në mënyrë që kur të grumbullohet skuadra gjithçka të jetë gati. Trajneri i Besëlidhjes, Sinan Bardhi, në një bisedë për “Panorama Sport”, ka pohuar: “Që gjatë fazës së dytë të sezonit që u mbyll kemi piketuar disa futbollistë që mendojmë se ia vlejnë të bëhen pjesë e Besëlidhjes. Negociata kemi më shumë, por jo të gjithë mund të na vlejnë. Edhe nga grupi i futbollistëve që mbylli sezonin, ka shumë që vlejnë, por fillimi i fazës përgatitore do të jetë edhe seleksioni i grupit që do të formatohet për sezonin e ardhshëm futbollistik. Nevoja për të vënë dorë në formacion është më se e nevojshme, duke qenë se edicionin e ri do të militojmë në një kategori më lart, ku konkurrenca është e madhe. Besëlidhja jo vetëm duhet të luftojë për mbijetesë në Kategorinë e Parë, por pse jo të pretendojë për t’u ngjitur në Superiore”, ka përfunduar Bardhi.
 
Back To Top