Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Bledar Marashi është afrimi i rradhës tek Besëlidhja

Besëlidhja ka startuar dje zyrtarisht fazën përgatitore, e cila do të zhvillohet kryesisht në Lezhë dhe bregdetin e saj.

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, që ditën e parë të grumbullimit u panë mbi 30 futbollistë dhe në ditët në vazhdim parashikohet që ta kalojnë numrin 40. Deri tani më pranë lezhjanëve janë Julian Malo nga Partizani, Sajmir Gjokeja nga Kamza dhe Bledar Marashi nga Laçi. Përveç tyre, sot pritet që të mbërrijë në Lezhë edhe serbi Milan Gjorgjeviç. Presidenti Gjok Noka, për “Panorama Sport”, thotë: “Nga dje, Besëlidhja jo vetëm ka startuar fazën përgatitore, por edhe rrugëtimin e vështirë drejt Kategorisë Superiore. Që gjatë fazës së dytë të sezonit që u mbyll, kam ngarkuar stafin teknik të kryesuar nga trajneri Sinan Bardhi të studiojë një numër futbollistësh edhe të Superiores, për t’i pasur në planet tona të merkatos verore. Deri tani kanë pranuar ftesën tonë shumë futbollistë, por kemi pranuar katër syresh, Julian Malo, Sajmir Gjokeja, Bledar Marashi dhe Milan Gjorgjeviç që vjen nga Mladenovaci. Përveç këtyre futbollistëve, pritet të vijnë edhe 3-4 futbollistë të tjerë nga Superiorja”.
         
Back To Top