Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Jurgen Gjini dhe Akil Jakupi te Besëlidhja, gati firmat!

Java e re do të shënojë edhe nisjen e fazës së seleksionimit për Besëlidhjen, pasi ka pasur një dyndje të jashtëzakonshme futbollistësh.

Lojtarët që pritet të firmosin shumë shpejt janë Adi Mehja, Bledar Marashi, Julian Malo, Jurgen Gjini, Milan Gjorgjeviç dhe Rudolf Turku. Sot pritet që në stërvitje të bashkohet edhe shkodrani Jurgen Gjini, i cili vjen nga Vllaznia. Ky i fundit është një futbollist mjaft cilësor dhe pritet vetëm firma e tij për të veshur fanellën zyrtare të Besëlidhjes. Ndërkaq, me ekipin është bashkuar dje edhe Akil Jakupi që më parë ka qenë pjesë e Besëlidhjes. Në një prononcim për “Panorama Sport”, shkodrani Gjini shprehet: “Erdha te Besëlidhja, jo se nuk kisha oferta të tjera edhe nga Superiorja, por për mua është një skuadër që ia vlen të luash me fanellën e saj. Që ditën e parë jam i kënaqur me stafin drejtues të kryesuar nga presidenti Gjok Noka dhe atë teknik, pasi kishte një organizim dhe atmosferë joshëse dhe komode”, deklaroi Gjini.
   
Back To Top