Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

“Një jetë” me Besëlidhjen, kapiteni Gruda kërkon Superioren

Miqësorja e planifikuar për ditën e Mërkurë në orën 17:00 me Mamurrasin nuk u zhvillua për shkak të terrenit të vështirë. Mesfushori i majtë Mirsad Gruda, që mund të quhet edhe senatori i skuadrës, pasi ka 10 vjet që luan për Besëlidhjen, sa u përket përgatitjeve të skuadrës shprehet: “Besëlidhjen unë e njoh shumë mirë, pasi aty jam rritur dhe formuar si futbollist që në moshën 8-vjeçare. Gjatë këtyre 10 viteve te Besëlidhja i kam provuar të gjitha emocionet, si pozitive, po ashtu edhe negative. Duke pasur një eksperiencë kaq të gjatë, edhe uljengritjet e skuadrës i mbaj mend. Te Besëlidhja po ofrohen futbollistë tepër kualitativë dhe me peshë në skuadrat respektive ku kanë luajtur dhe janë një numër i konsiderueshëm. Deri tani janë shtatë dhe priten edhe të tjerë, çka e bën konkurrencën brenda grupit tepër të fortë. Duke parë këto lëvizje, kryesisht të ardhurit, besoj se kemi shanse të ngjitemi në Superiore”, përfundon Gruda.
 
Back To Top