Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Tetë afrime cilësore për të arritur Superligën!

Merkatoja verore e këtij sezoni për Besëlidhjen është mjaft cilësore, pasi janë afruar shumë lojtarë me peshë nga skuadra të Superiores si Elton Muçollari nga Kastrioti, mbrojtësi Akil Jakupi nga Teuta, sulmuesi Julian Malo nga Laçi, apo edhe lojtarë si Marashi nga Mamurrasi e Gjokeja nga Kamza. Gjithashtu, pjesë e skuadrës janë bërë edhe Adi Mehja nga Superliga e Kosovës, apo shkodrani Puka e serbi Gjorgjeviç. Përveç këtyre, janë vetofruar edhe mjaft futbollistë të tjerë nga të rinjtë e Tiranës si Daniel Njebza apo lezhjani i Shkëndisë, Rudolf Turkaj. Mbrojtësi 29-vjeçar, Sajmir Gjokeja, shprehet: “Merkatoja verore te Besëlidhja është shumë e pasur me futbollistë cilësorë. Stafi teknik i kryesuar nga trajneri Sinan Bardhi po bëjnë një punë të mirë. Me këtë përbërje që ka skuadra, jam i bindur se do të ngjitemi në Superiore”.
   
Back To Top