Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Bardhi: kundërshtari u mbyll në mbrojtje për 90 minuta!

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Besëlidhjes, Sinan Bardhi u shpreh: “Skuadra kundërshtare kishte ardhur për një barazim, ndaj aplikoi një lojë të mbyllur dhe me vonesa. Kjo bëri që ne të mos kishim mundësi që të depërtonim në zonën kundërshtare. Dihet se skuadrat udhëtuese gjithmonë japin 100% të mundësive për të marrë një barazim. Pas vonesave që u aplikuan pjesën e parë, pjesën e dytë lojën e zhvendosëm për rreth 45 minuta në gjysmëfushën e kundërshtarit dhe duke aplikuar presingun erdhi dhe goli në fund të takimit. Që para fillimit të takimit u kam thënë lojtarëve se ne na intereson tripikëshi jo golavarazhi. Ne duam që skuadrën ta çojmë në Superiore”, përfundon prononcimin e tij, tekniku i skuadrës lezhjane, Bardhi.
   
Back To Top