Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, “poker” ndaj Vorës në miqësoren e parë zyrtare

Lezhjanët nuk kanë falur ndaj Vorës, duke fituar me rezultatin 4-1. Malo, Marashi, Përgjini kanë qenë protagonistët e takimit të djeshëm, ndërsa goli për ekipin e Topit është shënuar nga Muzhaqi.

Ndeshja ka nisur e ekuilibruar, ku shumë shpejt vendësit e kanë kontrolluar lojën. Në minutën e 10′ Malo, i gjendur brenda zonës, nuk e ka të vështirë të ndëshkojë portierin mik. Në të 27-n, Marashi dyfishon rezultatin. Pas minutës së 35-të miqtë nga Vora organizohen, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Edhe fraksioni i dytë u kontrollua më shumë nga lezhjanët, por edhe miqtë luajtën më të kujdesshëm, duke rrezikuar disa herë, madje edhe shënuan golin e nderit. Në të 50′, Marashi shënon dopietën e tij dhe të tretën për Besëlidhjen 3-0. Pas pesë minutash, vorakët arrijnë të realizojnë me anë të Muzhaqit pas një gabimi të portierit Rexhepi. Sulmet e lezhjanëve janë të njëpasnjëshme dhe në të 74-n, Përgjini shfrytëzon daljen e portierit Topi dhe gjuan nga brenda zone duke shënuar golin e katërt. Ndërkohë, Besëlidhjes i mungonin katër titullarët: Gruda, Gjorgjeviç, Puka, Muçollari për arsye shëndetësore.

Besëlidhja - Vora 4:1
Shënues: Malo 10′, Marashi 27′, 50′, Përgjini 74′ / Muzhaqi 55′
Besëlidhja: Rexhepi, Jakupi, Begaj, Baçi, Shytani, Dibra, Lini, Mehja, Gjokeja, Marashi, Malo; (u aktivizuan: Turkaj, Noka, Përgjini, Demi, Lekaj, Dushku Lleshi, Ujka, Peposhi). Trajner: S.Bardhi
Vora: Topi, Rapo, Shkalla, Elezi, Mullaj, Bleta, Çani, Karaj, Simo, Çeku, Muzhaqi; (u aktivizuan: Brahimi, Meshaj, Milla, Gjoka, Vargu, Xhafa). Trajner: E.Topi
   
Back To Top