Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Mesfushori Altin Hoxha është goditja e rradhës për Besëlidhjen

Drejtuesit e klubit të Besëlidhjes duket se nuk do të ndalen në këtë merkato. Kështu, dje kanë arritur akordin me ish-mesfushorin e Teutës, Altin Hoxhën, i cili ka firmosur për Besëlidhjen për të qenë pjesë e kësaj skuadre sezonin e ri. Ai u është bashkëngjitur lezhjanëve, ndërsa është vënë nën urdhrat e trajnerit Sinan Bardhi. Një tjetër lojtar i ardhur nga radhët e Teutës te Besëlidhja është edhe mesfushori Elton Muçollari, i cili, në një bisedë për “Panorama Sport”, ka treguar arsyet që e bindën të veshë fanellën lezhjane, si dhe synimet për sezonin e ri. “Jam i lumtur që sezonin e ri do jem pjesë e Besëlidhjes. Jam optimist se do të kemi sukses të padiskutueshëm, gjë që do të na shpërblejë me ngjitjen në Superiore. Besoj se deri në fund do të mbetemi të pathyeshëm. Grupi që vjen nga sezoni i kaluar dhe të ardhurit nga merkato e verës kanë plotësuar një grup futbollistësh me kualitet elite dhe kjo na motivon që këtë vit nuk do ta diskutojmë ngjitjen në Superiore. Sa i përket sfidës ndaj Burrelit, jam i bindur se do ta nisim me këmbë të mbarë”.
   
Back To Top