Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Muçollari: Ky grup bind, ngjitemi në Superligë

Mesfushori Elton Muçollari në një bisedë për “Panorama Sport” ka treguar mundësitë reale që ka Besëlidhja këtë sezon për t’u ngjitur në Superiore. “Ka rreth një muaj që po stërvitem me Besëlidhjen dhe shoh një grup futbollistësh që bindin, nga të gjitha pikëpamjet. Nisur nga kjo, them se do të jemi të suksesshëm sezonin e ri. Besëlidhja është një skuadër që veç e pasuron me vlera nga më të mirat futbollin elitar, pasi i ka dhënë provat kur militonte aty, ndaj jam i bindur se fundi i sezonit do të na gjejë duke festuar ngjitjen në Superiore. Sa i përket ndeshjes së parë, jam i bindur se do të marrim 3 pikët. Burreli është një skuadër që luan futboll, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm”.
 
     
Back To Top