Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Miqësore: Barazim pa gola midis Besëlidhjes dhe Kukësit

Miqësorja e djeshme mes Besëlidhjes dhe Kukësit përfundoi në barazim 0-0. Të dyja skuadrat e nisën lojën me formacionet e tyre më të mira, por loja e kujdesshme e mbrojtjeve respektive bënë që të mos shënohej asnjë gol.

Loja ka nisur e ekuilibruar ku topi ka qarkulluar më shumë në mesfushë dhe me ndonjë sulm sporadik. Në minutën e 6-të, Besëlidhja arrin të organizohet në një sulm të rrufeshëm me protagonist Linin, por lojtari pengohet në hyrje të zonës kuksiane duke fituar një faull. Nga goditja e dënimit gjuajtja është e gabuar. Në minutën e 9-të, Muçollari ekzekuton një goditje dënimi, por topi kalon ngjitur me traun e portës së Halilajt. Më pas është Kukësi që krijon raste të rrezikshme me Pejiç, por pa arritur të shënojnë. Pas 15 minutash, loja zhvendoset në mesfushë. Në minutën e 28- të, Malo pasi merr një top nga e majta e sulmit nga Gjokeja, në hyrje të zonës kuksiane gjuan fluturimthi, por topi kalon ngjitur me traun e portës. Në minutën e 35-të, Kukësi e kontrollon lojën duke ndërmarrë një sulm të rrezikshëm nga e djathta, topi shkon te Pejiç, por ky i fundit shpërdoron. Tre minuta më pas, kuksianët zbresin sërish Skuadra e Shaqirit shpërdoron raste, lezhjanët janë super rrezikshëm, por në këtë moment është Rexhepi që pret dhe bëhet shpëtimtar. Fraksioni i dytë ka një tjetër panoramë, pasi Artim Shaqiri hedh në fushë formacionin e dytë, ndërsa Besëlidhja luan po me ata futbollistë që mbyllen pjesën e parë. Në të 68-n, Kukësi sulmon nga e majta me anë të Dostit, i cili në çastet e fundit gabon dhe topi pritet nga Demi. Në minutën e 80-të, Besëlidhja riorganizohet duke u hedhur në sulm të rrezikshëm me anë të Malos nga e djathta, por ky i fundit pengohet në hyrje të zonës. Muçollari harkon në zonë dhe aty Malo nuk tregohet i saktë në një pozicion të favorshëm. Deri në fund nuk ka shumë histori dhe sfida mbyllet në barazim. Mbrojtësi i Besëlidhjes, Akil Jakupi, ishte një prej më të mirëve në fushë. Ndërkaq, sfida është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh vendës.

Besëlidhja - Kukësi 0:0
BESËLIDHJA: Rexhepi, Shytani, Jakupi, Baçi, Begaj, Muçollari, Lini, Gjokeja, Mehja, Marashi, Malo. (U aktivizuan: Gjorgjeviç, Dibra, Turkaj, Demi, Allamani, Puka, Ndoka, Përgjini). Trajner: S.Bardhi
KUKËSI: Halilaj, Dushku, Malota, Smajli, Hallaçi, Musolli, Lushtaku, Hasani, Zeqiri, Hysa, Pejiç. (U aktivizuan: Koci, Allmuça, Jonuzi, Dosti, Periç, Peqini, Brahja, Shameti, Xheferson Lopes). Trajner: A.Shaqiri
   
Back To Top