Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Portierët e Besëlidhjes: Konkurrenca bën mirë

Çdo ditë në stërvitje, përveç futbollistëve që janë në dispozicion të trajnerit Sinan Bardhi, bie në sy edhe përgatitja e dy portierëve lezhjan. Të gjithë lojtarët e godasin me fortën portën, por Rexhepi dhe Demi, që kanë marrë përsipër ta mbrojnë atë, bëjnë të pamundurën për t’i bllokuar gjuajtjet e tyre. Dhe të dy portierët, në një prononcim për Gazeta e Sportit, kanë deklaruar se konkurrenca i bën mirë ekipit.

“Ne vazhdojmë të stërvitemi normalisht për të ruajtur formën e mirë fizike dhe teknike. Konkurrenca na bën mirë, kemi një harmoni të shkëlqyer mes nesh. Në portë do të luajë ai që e meriton, ndërsa e rëndësishme është që të mos ketë diferenca të mëdha mes nesh. Ne duam që skuadra të fitojë dhe për ne është e rëndësishme që humbjet të mos vijnë nga gabimet tona. Duam të korrigjojmë ndonjë të metë që na e vënë në dukje trajnerët tanë. Dhe për këtë jemi duke punuar shumë”, kanë deklaruar Demi e Rexhepi për Gazeta e Sportit.
 
Back To Top