Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Pas dy vitesh mungesë, rikthehet tifogrupi "Dragojt e Veriut"

Fakti që në miqësoren e djeshme, kishte më shumë lezhjanë në formacionin titullar të Kukësit se sa në atë të Besëlidhjes, është shumë domethënës... Kjo është edhe një nga arsyet pse kemi 6 vjet që ndodhemi larg Superligës dhe për këtë drejtuesit e klubit duhet të mbajnë më tepër përgjegjësi. Gjatë viteve të fundit menaxhimi i klubit tonë, pavarësisht vështirësive ekonomike, nuk ka qenë në nivelin e emrit të Besëlidhjes. Ndeshja ndaj Kukësit në vitin 2012 dhe zbritja në Kategorinë e Dytë një vit më pas, për herë të parë në historinë e klubit tonë, ka qënë mjaft e vështirë për tu kaluar poshtë nga ana e tifozerisë lezhjane. Por megjithatë, ne kemi besim që këtë vit gjërat do të ndryshojnë. Investimet nga ana e presidentit dhe drejtuesve të klubit për këtë sezon janë shumë të mira dhe me pak fat mund të arrihet objektivi ynë kryesor që është Kategoria Superiore.

Në ndeshjen me Kukësin nisi protesta jonë dhe me Kukësin do të përfundojë. Pas dy vitesh mungesë në shkallët e stadiumit, tifogrupi "Dragojt e Veriut" komunikon zyrtarisht rikthimin e tij për të mbështetur ekipin e zemrës drejt objektvit të vetëm që është Superliga. Gjashtë vite në kategoritë inferiore, janë shumë për një ekip me histori si Besëlidhja, dhe për këtë kemi vendosur të rikthehemi dhe të mbështesim ngjyrat tona gjatë gjithë sezonit, në shtëpi dhe trasfertë. Para Besëlidhja... Fito për ne...

Komunikatë 
Ultras Besëlidhja - Dragojt e Veriut
    
Back To Top