Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Shtyhet Kampionati i Kategorisë së Parë!

Ndeshja e javës së parë, Besëlidhja - Burreli nuk do të luhet nesër, kjo pasi Kampionati i Kategorisë së Parë, i planifikuar për të filluar të shtunën datë 13 shtator, është shtyrë. Komiteti Ekzekutiv i FSHF, me një vendim qarkullues, ka vendosur që ai të mos fillojë në datën e caktuar, për shkak se dokumentacioni i kërkuar nga klubet nuk ka qenë i plotë dhe nuk mund të plotësohej në afatin e caktuar. Njëkohësisht, ata nuk kanë plotësuar detyrimet financiare të njohura nga rregulloret e FSHF.
     
Back To Top