Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Shtyhet përsëri Kampionati i Kategorisë së Parë!

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton klubet, opinionin publik dhe mediat, se Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë dhe të Dytë, nuk do të fillojnë në këtë fundjavë. Shtyrja e këtyre aktiviteteve për një afat të pacaktuar (përfshihet edhe Kupa e Shqipërisë), është kryer për disa arësye:

- Policia e Shtetit, nuk merr përsipër që të mbulojë me shërbimet e saj disa ndeshje kampionati, në stadiume të caktuara.
- Dokumentacioni i paraqitur nga klubet nuk ka qenë i plotë dhe i detajuar, konform rregullores së FSHF.
- Klubet vazhdojnë të mos plotësojnë detyrimet financiare, pa të cilat është e pamundur të fillojë aktiviteti sportiv.

Institucioni i futbolli shqiptar, duke njohur përgjegjësitë që ka për organizmin e eventeve dhe marrëdhëniet me klubet, i bën thirrje këtyre të fundit që të plotësojnë të gjithë detyrimet që kanë brenda afateve të përcaktuara. FSHF, kërkon nga ana e Policisë së Shtetit, që të njohë përgjegjësitë e saj zyrtare dhe të sigurojë rendin në stadiume. Pa garancinë e saj, s’mund të ketë zhvillim normal të aktiviteteve. Shfaqjet e dhunës të shfaqura deri më tani në stadiumet shqiptare, nuk mund të evitohen pa praninë e forcave të rendit dhe ndërhyrjen energjike të policisë. FSHF është e hapur, për të bashkërenduar një plan masash me Policinë e Shtetit për të përballuar denjësisht zhvillimin normal të aktiviteteve futbollistike.
   
Back To Top