Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

“Superiorja ka nevojë për Besëlidhjen”

Besëlidhja, nën drejtimin e dyshes Bardhi-Lani, po stërvitet intensivisht edhe këtë javë në kuadër të fazës përgatitore. Zv/ trajneri lezhjan Gledis Lani, një ish-futbollist i Besëlidhjes, tha: “Gjatë këtyre 6 sezoneve që skuadra ka milituar në inferiore, ka pasur ndryshime të shpeshta të strukturës. Në këtë periudhë, skuadra ka dalë dy herë rresht në play-off, por ka qenë e pafat. Sezoni i shkuar ishte i suksesshëm, gjë që ishte i pritshëm për një skuadër si kjo. Duke u nisur nga sa u tha më lart, presidenti Gjok Noka gjatë merkatos verore ka bërë investime të mëdha, duke sjellë te Besëlidhja shumë futbollistë cilësorë, të cilët jam i bindur se do ta ngjisin Besëlidhjen në elitë. Superiorja ka nevojë për këtë skuadër”.
 
Back To Top