Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Bardhi: Jam i kënaqur me tri pikët por jo nga loja e shprehur në fushë!

Numri një i pankinës së Besëlidhjes, Sinan Bardhi, pas ndeshjes tha: “Jam i kënaqur me tri pikët e marra, por jo nga loja e ekipit. Në pjesën e parë lojtarët bënë shumë gabime përpara portës, ku kishin mundësi të shënonin shumë herë. Në pjesën e dytë, me zëvendësimet që bëra, erdhi edhe rezultati pozitiv në minutën e 80-të, me anë të sulmuesit Malo. Besoj se jemi në një rrugë të mbarë. Ekipi im është pretendent për në Superiore. Në minutën e 89-të nuk më erdhi mirë që Muçollari debatoi me asistentin”.
 
Back To Top