Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Bardhi: Kjo është skuadra që unë kërkoj, jemi në rrugën e duhur

Trjaneri i Besëlidhjes, Sinan Bardhi, është shprehur pas ndeshjes ndaj Veleçikut: “Me çfarë pamë që në fillim të takimit skuadra u hodh në kërkim të golit, për këtë ishim stërvitur gjatë gjithë javës, ndaj detyra e futbollistëve ishte që të shënonin. Ashtu siç ishim përgatitur, ashtu shkoj edhe i gjithë takimi, ndaj jam tepër i kënaqur me futbollistët që arritën t’i realizonin detyrat e ngarkuara nga të gjitha repartet e formacioni, që na dhuroj një fitore bindëse. Kjo është skuadra që unë kërkoj, jemi në rrugën e duhur, por nuk duhet që të vetëkënaqemi sepse ndikon negativisht për ndeshjen e ardhshme”.
   
Back To Top