Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 2: Ada - Besëlidhja 0:1. Vjen tri pikëshi i parë në transfertë

Besëlidhja vuan ndaj Adës, Malo e ngjit në krye Besëlidhja nuk ka falur në transfertë, teksa ka mundur Adën me rezultatin 1-0. 

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës ka përmbyllur dhe javën e dytë të kampionatit.Lezhjanët i janë falur Malos ndaj velipojakëve, duke marrë kështu tri pikët. Ndeshja – Sfida nis vrullshëm për Adën, e cila në të 7-n rrezikon me anë të sulmuesit Gjini, por portieri Rexhepi nuk lejon prekjen e rrjetës. Kundërpërgjigjen miqtë në të 17-n, ku Gruda dhe Marashi i kishin të gjitha mundësitë për të kaluar në avantazh, por portieri i Adës i thotë “jo” golit. Në minutën e 44-t, Ferataj jep një pas për Denis Çokaj, ky i fundit del i vetëm me portierin, por nuk arrin të shënojë. Skuadrat respektive do të shkonin në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura. Ndërkohë që në fraksionin e dytë, të dy trajnerët bënë zëvendësimet e tyre, ku duhet thënë se pjesa e dytë ishte më e mirë se ajo e para. Në minutën e 50-të, velipojakët ishin më pranë golit, por sërish shpërdorojnë me anë të Gjinit dhe Çokajt.Nga ana tjetër, Malaj dhe Dordoviç ishin afër golit, por pa sukses. Rastet e lezhjanëve do të shpërbleheshin në minutën e 80-të. Një kundërzbritje nga mesi i fushës, ku Malo merr një top të bukur nga Muçollari, futet brenda zonës dhe duke përfituar nga hutimi i lojtarëve velipojakë, nuk e ka të vështirë të nxjerrë të tijtë në avantazh. Në minutat e mbetura nuk ka më histori, Besëlidhja merr tri pikët duke u pozicionuar në krye, ndërsa Ada pëson humbjen e dytë në po kaq javë, duke mbetur kështu në kuotën e zero pikëve. Trajneri i Adës, Besnik Duli, pas përfundimit të takimit u shpreh: “Përballja në Pukë u luajt si në shtëpinë tonë pavarësisht humbjes. Ne edhe një barazim do të na kënaqte. Do ta shfrytëzojmë këtë periudhë të ndërprerjes së kampionatit”.

Ada - Besëlidhja 0:1
Shënues: Malo 80′
Ada: Dorzaj, Caku, Pllumaj (Kukaj 67′), B.Çokaj, Murati, Hila, Proda, Kiri, Gjini, Ferhati (Tota 84′), D.Çokaj. Trajner: B.Duli
Besëlidhja: Rexhepi, Shytani, Jakupi, Begaj, Raci Gjokeja (Allamani 70′), Mehja (Dordoviç 57′), Muçollari, Gruda (Lini 65′), Marashi, Malo. Trajner: S.Bardhi
Gjyqtarë: A.Paco, I.Llupi A.Konomi
Kartonë të verdhë: Jakupi 40′, Muçollari 89′
   
Back To Top