Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 3: Besëlidhja - Veleçiku 5-0. Goleadë dhe kreun e rënditjes!

Takimi mes Besëlidhjes dhe Veleçikut ashtu siç pritej u mbyll me fitoren e vendasve, me një fitore tepër të thellë 5-0 që i jep kreun e renditjes. 

Që në minutat e para Besëlidhja kaloj në epërsi duke e kontrolluar lojën  dhe në të 4’ Malo shënon pas një krosi të ardhur nga goditja e këndit. Presioni lezhjan bëhet edhe më i pa përballueshëm nga mbrojtja koplikase, ku në të 7’ Marashi futet rrezikshëm në zonën mike, por gabon. Në të 14’ Malo fiton një goditje dënimi rreth 20-m larg portës mike dhe e ekzekuton vetë dhe Marashi pas një krosi të ardhur në zonë dyfishon rezultatin me kokë.

Edhe pse miqtë nuk kishin se ç’të humbisnin, nuk arritën që t’i shumëfishonin forcat në sulm duke bërë që lojën e tyre ta luanin vetëm në gjysmë fushën e tyre dhe mesfushë. Në të 18’ Malo rrezikon seriozisht, por shpëton Hallunaj. Në të 20’ miqtë nga Malësia e Madhe i afrohen zonës vendase me anë të Ujkës nga e majta, që pason në qendër tek osmani që gjuan mbi traun e Demit. Në të 23’ Allamani pas një sprinti kap një top, por nuk arrin që ta kalojë në rrjetë, por duke e nxjerrë jashtë kuadratit të Hallunajt. Në të 40’ vendasit rrezikojnë, por nuk e dorëzojnë topin që e rikthejnë në mesfushë ku sulmojnë pa reshtur zonën mike dhe në të 44’ fitojnë një goditje këndi që krosin e sajë në të 45’ Gjorgjeviç e gjuan duke goditur traversën, topi kthen brenda vijës fatale dhe falë gatishmërisë së anësorit vendoset goli i tretë me të cilin mbyllet edhe pjesa e parë. Pjesa e dytë ishte e një niveli më të ulët, gjithsesi Besëlidhja arriti që të shënonte edhe dy herë të tjera. Sapo filloj pjesa e dytë pikërisht në të 48’ miqtë ju afruan zonës vendase, por pa rrezik.

Në të 50’ vendasit organizohen me anë të kapitenit Gruda nga e majta që sapo I afrohet zonës, gjuan me të majtën, por topi qethi pingulen e Hallunajt. Në të 53’ Allamani shumë I shpejtë sulmon I vetëm nga e majta që nga gjysmëfusha e Besëlidhjes, duke depërtuar deri në zonën mike që në hyrje të sajë gjuan rrezikshëm në pikën ku bashkohet traversa me pingulen duke shënuar një gol në trekëndësh dhe 4-0. Pas pësimit të golit të katërt koplikasit përpiqen që të organizojnë ndonjë sulm për të shënuar golin e nderit, por në të 55’ Osmani gabon. Besëlidhja sulmon pareshtur portën mike në të 68’ dhe 74  me anë të Malos dhe në të 87’ me anë të Marashit. Në të 88’ futbollistët e besëlidhjes e rimarrin topin që në mesfushë dhe sulmojnë drejt zonës mike nga e majta me anë të Gjokesë, që kroson në qendër të zonës dhe Marashi Brenda zonës së portierit Hallunaj shënon golin e pestë me të cilin përfundon i gjithë takimi.

Besëlidhja - Veleçiku 5-0
Shënues: Malo 4’, Marashi 15’ 89’, Gjorgjeviç 45’, Allamani 53’
Besëlidhja: Demi, Shytani, Gjokeja, Begaj (Hoxha 46’), Jakupi, Dibra, Gjorgjeviç, (Përgjini 63’), Allamani (Ndoka 67’), Gruda, Marashi, Malo. Tr.: S. Bardhi.
Veleçiku: Hallunaj, Hotaj, Gurishta, V. Pepaj, Osmani, Djepaxhia (Çardaku 79’), Banushaj (Drabeja 60’), Ujka, Hepaj, Ibraj (Idrizaj 38’), O. Pepaj. Tr.: K. Krepi
Gjyqtarë: B. Ziri, E. Veseli, Sh. Ziri. I. Ujka (Fush-Krujë).
Kartona të verdhë: Banushaj.
   
Back To Top