Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 4: Tërbuni - Besëlidhja 1-1. Barazim në një transfertë të vështirë!

Tërbuni-Besëlidhja, ishte pa dyshim një nga sfidat më interesante në Grupin e Veriut, por që në fund ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1, madje është vendosur nga dy penallti. Të parët që kaluan në avantazh ishin pukjanët, me anë të kroatit Djarmati, pas një penalltie të fituar nga Rroca, që pasi shmang dy mbrojtësa lezhjanë, pengohet nga Rexhepi dhe fiton një 11-metërsh, të cilin kroati e kthen në gol. Por edhe miqtë, barazojnë nga pika e bardhë, pas një gjuajtje të Muçollarit nga 20-metra, topi ndalet nga dora e njërit prej lojtarëve pukjanë dhe gjyqtari Pashaj jep penallti. Malo merr përsipër gjuajtjen e saj dhe e kthen në gol, 1-1. Të dyja skuadrat luajnë në sulm, në kërkim të golit të avantazhit, madje pukjanët janë më kërkues dhe bëhen më të rrezikshëm, por mbrojtja lezhjane si dhe portieri Rexhepi, nuk hapin rrugë. Si përfundim, një barazim 1-1, ndërsa vlen të theksohet edhe pjesëmarrja e madhe e tifozëve të të dyja skuadrave që dje kanë mbështetur skuadrat e tyre të zemrës, në një duel “Superior”, mes dy ekipeve me kualitete dhe me pretendime këtë edicion për t’u ngjitur një kategori më lartë.

Tërbuni - Besëlidhja 1-1
Shënues: Djarmati 60’ (11-m) / Malo 72’ (11-m)
Tërbuni: Gjokoviç, Mone, Kepi, Lila, Danaj, Tafa (Marku 86’), Çutra, Djarmati (Lekaj 69’), Mziu, Rroca, Agastra. Tr.: E.Plori
Besëlidhja: Rexhepi, Shytani (Begaj 41’), Jakupi, Dibra, Gjokeja , Marashi (Lini 87’), Allamani (Mehja 79’), Hoxha, Xhorxheviç, Malo. Tr.: S.Bardhi.
Gjyqtarë: B. Pashaj, E.Doda, D.Rexha  (Tiranë)
Kartonë të verdhë: / Rexhepi,  Allamani, Dibra
   
Back To Top