Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kupa e Shqipërisë: Besëlidhja - Teuta 0:2

Durrsakët kanë arritur të fitojnë në takimin e parë në Lezhë me rezultatin 2-0. Hoxhallari dhe një autogol i vendësve i kanë mjaftuar të besuarve të Likës që të mbyllin llogaritë e ndeshjes. Gjithçka është vendosur në tri minuta gjatë pjesës së parë. 

Deri në minutën e 10-të, loja ka qenë e ekuilibruar për të dyja skuadrat. Në minutën e 16-të, Marashi merr topin dhe kroson në zonë, por lojtarët e tjerë lezhjanë nuk janë në pozicion. Në minutën e 17- të, durrsakët organizojnë një kundërsulm dhe Peposhi tenton nga jashtë zone, por pret pa vështirësi Rexhepi. Në minutën e 26-të, durrsakët fitojnë një goditje dënimi në një largësi rreth 25 metra. Është Hoxhallari që godet dhe shënon duke përfituar edhe nga gafa e Rexhepit që ka faj te goli. Tri minuta më pas, aksion nga e djathta e Teutës dhe topi i krosuar në zonë prek mbrojtësin vendës Baçi dhe devijohet drejt rrjetës. Pas pësimit të golit të dytë, Besëlidhja mundohet të organizohet, por e ka të vështirë. Në minutën e 34-t, durrsakët zbresin rrezikshëm nga e djathta me Hysenbelliun që kroson në zonë, por sulmuesit nuk arrijnë të përfitojnë. Në fillim të pjesës së dytë, lezhjanët i afrohen golit me Marashin, por ky i fundit nuk është i saktë në finalizim. Në minutën e 61-të, Malo sulmon duke tentuar zonën durrsake dhe në hyrje të saj provon të gjuajë, por gabon. Në të 70-n, Muçollari provon të gjuajë nga rreth 30 metra, por topi devijohet në goditje këndi nga një mbrojtës durrsak. Dhjetë minutat e fundit të takimit, loja kontrollohet nga Besëlidhja që sulmon me forca të shumta, por pa arritur të shënojë. Në këtë mënyrë, Teuta merr një fitore të pastër 2-0.

Besëlidhja - Teuta 0:2
GOLAT: Hoxhallari 26′, Baçi 29′(a)
BESËLIDHJA: Rexhepi, Shytani, Jakupi, Begaj, Baçi, Dibra (Gruda 65′), Gjokeja (Malo 53′), Lini (Muçollari 53′), Gjorgjeviç, Mehja, Hoxha. Trajner: S.Bardhi
TEUTA: Rizvani, Krasniqi (Turtulli 46′), Premçi, Hoxha, Hoxhallari, Dita, Hodo (Kotobelli 46′), Fall, Hysenbelliu, Peposhi (Nika 64′), Hyseni. Trajner: H.Lika
KARTONË TË VERDHË: Hoxha 50′, Begaj 71′
KARTON I KUQ: Begaj 90′
   
Back To Top