Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Malo: Besëlidhjen e kënaq edhe barazimi ndaj Tërbunit

Sulmuesi i Besëlidhjes pohon se do skuadra do të luajë për fitore ndaj pukujanëve, por edhe 1 pikë do t’i ndihmonte për të ruajtur diferencën me kundërshtarët në renditje.

Nën drejtimin e trajnerit Sinan Bardhi, Besëlidhja po vazhdon përgatitjet intensive në kuadër të javës së katërt të kampionatit. Lezhjanët do të luajnë në transfertën e vështirë, por jo të pa mundur të Tërbunit, që po e ndjek hap pas hapi për të pretenduar Superligën. Sulmuesi Julian Malo, i cili hapi serinë e golave në ndeshjen e së shtunës ndaj Veleçikut, për “Sport Ekspres” deklaron:

“Tashmë Besëlidhja është pozicionuar në korsinë që të dërgon në Superligë, madje kemi bërë goxha rrugë, që nuk ka kthim prapa. Ndeshja e së shtunës ndaj Veleçikut ishte një sfidë që e fituam thellë dhe pastër, një fitore e pritshme. Duke e lënë pas atë triumf, tashmë po mendojmë për sfidën e radhës që e kemi në Pukë ndaj Tërbunit, që renditet pas nesh në tabelën e klasifikimi.

Pukjanët kanë një skuadër që me shumë futbollistë cilësorë, por Besëlidhja është edhe më superiore, pasi ka elementë që zotërojnë një eksperiencë të gjatë nëpër skuadrat me emër të Superligës. Ndaj edhe takimi do të përfundojë me fitoren tonë, por edhe një barazim do të na kënaqte, pasi e ruajmë distancën e krijuar në krye të klasifikimit. Besëlidhja e këtij sezoni është plotësisht e aftë që ta përmbushë detyrën e ngarkuar për t’u ngjitur në Superligë. Të gjithë besojmë te elita, pasi edhe investimet e majme të kryera nga presidenti Gjok Noka janë bindëse dhe ne do të bëjmë të pamundurën që të justifikojmë besimin e drejtuesve të klubit”
   
Back To Top