Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ndreka mund të rikthehet tek Besëlidhja në fazën e dytë

Besëlidhja e ka përqendruar totalisht vëmendjen te sfida ndaj Veleçikut. Lezhjanët kanë zhvilluar një ndeshje kontrolli me rezervat, që i ka shërbyer trajnerit Bardhi për të testuar gjendjen e skuadrës në prag të ndeshjes ndaj koplikasve. Në këtë ndeshje kontrolli ishin të pranishëm të gjithë futbollistët e organikës, të cilët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, por më superiorë ishin ata që trajneri Bardhi i ka selektuar për t’i hedhur në fushë që nga minuta e parë. Ndërkohë, te Besëlidhja në fazën e dytë me shumë gjasa do të rikthehet lezhjani Henri Ndreka, i cili sezonin e shkuar e ka mbyllur te Laçi. Ky i fundit është parë të stërvitet me ekipin, madje luajti edhe në ndeshjen e kontrollit.
   
Back To Top