Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Allamani: Nuk ndalemi, jemi superskuadër

Të shtunën, Besëlidhja siguroi fitoren e radhës në shtëpi ndaj Kastriotit duke triumfuar 3-0. Serinë e golave e hapi mesfushori me tipare sulmuese, Alfred Allamani me një gol spektakolar me kokë. “Ndeshja ndaj Kastriotit shkoi ashtu siç e kishim parashikuar, pasi Besëlidhja është e pathyeshme, po ashtu e etur për gola e pikë. E gjithë skuadra luajti si një ansambël i drejtuar nga trajneri Sinan Bardhi dhe kjo na dhuroi ne suksesin. Jemi të vendosur që të vijojmë serinë e fitoreve deri në mbyllje të sezonit kur do të festojmë ngjitjen në Superiore. Sa për golin që shënova, nuk e fsheh, por më lumturoi së tepërmi, pasi që në gjysmën e parë të pjesës së parë i kënaqëm tifozët. Golin ua dedikoj kolegëve të mi futbollistë, stafit, si dhe familjes sime. Tashmë, Besëlidhja është e pandalshme, nga ndeshja në ndeshje po korrim fitore me goleadë. Gjithashtu, nuk u ndien fare mungesat e kapitenit Gruda, Shytanit, Muçollari apo ndonjë tjetri. Kam shumë besim se do vazhdojmë fitoret”, shprehet Allamani.
 
Back To Top