Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Fenomeni Malo, 6 gola në 7 ndeshje me Besëlidhjen!

Besëlidhja është duke ecur në rrugën e duhur drejt ngjitjes në Superiore. Një prej lojtarëve kryesorë në skuadër është sulmuesi Julian Malo. Ky i fundit ka shënuar gjashtë gola në shtatë takime deri tani, duke realizuar thuajse në çdo sfidë. “Besëlidhja po marshon e sigurt drejt Superiores dhe tashmë është pozicionuar në krye të grupit. Kemi shënuar një lumë golash dhe kemi një golavarazh tepër pozitiv 19-2 që është një rekord për 7 javë kampionat. Besëlidhja po tregon praktikisht se është një skuadër e projektuar për t’u ngjitur në Superiore. Më vjen shumë mirë që jam në formën time më të mirë, ndaj premtoj edhe gola të tjerë gjatë javëve në vazhdim. Deri në përfundim të fazës së parë kalendari na ka rezervuar dy supersfida të vështira, ndaj Ilirisë dhe Mamurrasit. Duhet të jemi të përqendruar dhe të mos kalojmë në eufori”, përfundon prononcimin Malo.
   
Back To Top