Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Xhorgjeviç: Kjo Besëlidhje është e frikshme!

Mesfushori serb, Milan Gjorgjeviç, në një bisedë për “Panorama Sport” ka analizuar ecurinë e deritanishme, ndërsa ka parashikuar suksesin deri në përfundim të sezonit. “Besëlidhjen unë e njoh shumë mirë, pasi kam luajtur me fanellën e saj edhe dy sezone më parë, kur vetëm fati na ndali drejt Superiores. Ekipi i këtij viti është shumë më i kompletuar dhe i frikshëm se ai që kam njohur dy sezone më parë. Besëlidhja është një skuadër që është projektuar për Superiore, pasi ka në përbërje shumë futbollistë me eksperiencë. Një pjesë e skuadrave të kategorisë sonë, sidomos ato që pretendojnë ngjitjen, janë përforcuar, ndaj konkurrenca është tepër e ashpër. Kështu, të gjitha sfidat duhet t’i vlerësojmë në maksimum. Këtu në Lezhë këtë sezon kam ardhur familjarisht së bashku me bashkëshorten dhe vajzën Mia dhe po ia kalojmë shumë mirë, sikur të ishim në shtëpinë tonë”.
 
Back To Top