Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Marashi s’ka dyshime: Ne jemi për Superiore

Besëlidhja po vijon me intensitet përgatitjet, në kuadër të javës së 7-të të kampionatit, ku do të përballet ndaj Kamzës. Ndërkohë, disa lojtarë titullarë po stërviten të diferencuar, pasi kanë dëmtime të lehta pa problem në vijimësi, si: Gjorgjeviç, Gruda apo dhe Muçollari. Sulmuesi kurbinas, Bledar Marashi, në një bisedë për “Panorama Sport” ka shprehur bindjen se kjo Besëlidhje do të ngjitet në Superiore. “Nga ndeshja në ndeshje, Besëlidhja po tregon forcën e saj reale, teksa po përmirësohet dukshëm duke korrur fitore edhe në transfertat e vështira si ajo e Kavajës, ku përmbysëm disavantazhin. Tashmë, futbollistët janë familjarizuar me njëritjetrin, duke u shkrirë në një organizëm solid që reagon suksesshëm, nga çdo situatë apo rrethanë që gjendet përballë kundërshtarit. Besëlidhja tashmë ka marrë pamjen dhe formën e një skuadre Superioreje, jo vetëm që në përbërje ka futbollistë me eksperiencë, por edhe se tradita dhe historia e klubit e nxit këtë. Edhe pse deri më tani udhëheqim grupin, përsëri vërejmë mangësi, që me punën e palodhur të trajnerit Sinan Bardhi dhe këmbënguljes së futbollistëve gjatë rrugës, do të eliminohen në maksimum. Deri në përfundim kemi rrugë të gjatë, por kryesore për ne është se tashmë po udhëtojmë në korsinë e Kategorisë Superiore”.
   
Back To Top