Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ndreka te Besëlidhja, por përpara duhet të rekuperojë formën...

Pavarësisht se Besëlidhja renditet në vendin e parë në Grupin A, drejtuesit e skuadrës kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton. Emri i parë që do t’u afrohet lezhjanëve gjatë merkatos së dimrit tashmë është konfirmuar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Henri Ndreka. Futbollisti, i cili ka një eksperiencë të gjatë në kampionatin shqiptar, është bashkuar me skuadrën në stërvitje. Sipas të gjitha gjasave, ai do të jetë pjesë e ekipit në pjesën e dytë të kampionatit. Por, Ndrekës do t’i duhet të punojë fort me… barkun. Ashtu siç shihet edhe në foto, mbrojtësi duket me disa kilogramë më tepër në trupin e tij. Pikërisht për të humbur këto kile dhe për të fituar formën që i nevojitet, Ndreka ka nisur që tani përgatitjet me skuadrën.
   
Back To Top