Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Rikthehet Muçollari: Besëlidhja kërkon arratisjen nga rivalët

Besëlidhja vijon stërvitjen intensive në kuadër të sfidës në transfertë ndaj Ilirisë për llogari të javës së 8 të kampionatit të Kategorisë së Parë. Besëlidhja si një ndër skuadrat kryesore për tu ngjit në Superligë është e vendosur për ta kaluar me sukses edhe transfertën e fundit të fazës së parë, për t’u arratisur nga ndjekëset më të afërta.

Në seancën stërvitore të së enjtes ishin që të gjithë futbollistët e organikës, gjë që për të shtunën i ka në dispozicion tekniku Sinan Bardhi për të selektuar një formacion triumfues përballë fushë-krujasve. Pas një mungese disa ditore për arsye shëndetësore, sot (dje) ju kthye fushës stërvitore edhe mesfushori veteran Elton Muçollari dhe të shtunën është në dispozicion të formacionit anti-Iliri. “Tashmë Besëlidhja po marshon e sigurt drejt Superligës, këtë e vërtetojnë rezultatet e pa kontestueshme që ka marrë deri tani.

Për 7 javë rresht Besëlidhja po e udhëheq me sukses grupin A dhe jam i bindur se fazën e parë do ta mbyllim me një diferencë të konsiderueshme pikësh nga ndjekësit më të afërt, kjo na siguron për të vijuar të sigurt rrugën për atje ku jemi nisur. Në radhë kemi transfertën e fundit të fazës së parë, që do të luhet në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë, një sfidë që e kemi vlerësuar, aq sa i takon një skuadre si Iliria, ndaj jam i bindur se edhe transfertën e fundit të kësaj faze do ta fitojmë, nga ku do të nisim edhe arratinë”, përfundoj mesfushori Elton Muçollari që tek Besëlidhja ka ardhur në kuadër të merkatos së verës dhe ka luajtur që në fillim të sezonit.
 
Back To Top