Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Shytani kërkon që të provojë edhe emocionet e Superligës

Shtyrja e kampionatit për Besëlidhjen ka qenë pozitive, pasi në ndeshjet e fundit ka pasur shumë futbollistë titullarë të dëmtuar, që nuk mund të ishin të gatshëm për këtë fundjavë. Nga të dëmtuarit që po stërviten të diferencuar janë: Mirsad Gruda, Elton Muçollari dhe Milan Gjorgjeviç. Mbrojtësi i djathtë shkodrani Arbër Shytani, për të cilin është sezoni i katërt që luan për ngjyrat e Besëlidhjes, shprehet optimist për Besëlidhjen dhe se është i bindur se do të ngjitet në Superligë.

“Për mua Besëlidhja mbete skuadra që ia vlen të luash futboll. Në këto 4 sezone te kjo skuadër i kam provuar që të gjitha emocionet, si pozitive, po ashtu edhe negative që i përkasin një futbollisti. Kam provuar suksesin e liderit në renditje për shumë e shumë javë resht në sezonin 2011-2012, që na penalizoi vetëm pika e bardhë e penalltive dhe nuk u ngjitëm dot në Superligë. Më pas me dhimbje përjetova rënien në Kategorinë e Dytë, që për Besëlidhjen ishte një surprizë në historinë e sajë 84 vjeçare. Skuadra e këtij sezoni është përforcuar me futbollistë të kualitetit superiorë, por edhe shumë futbollistë që trashëgon sezoni i kaluar. Tashmë që jemi shndërruar në lokomotivën e Grupit A, ku dominojmë si në pikë, po ashtu edhe në golavarazh. Kemi edhe goladorin më të mirë, që është sulmuesi ynë Julian Malo. Në radhë kemi sfidën anti-Kamëz që do ta luamë në shtëpi, sfidë që po e vlerësojmë në maksimum, pasi ajo është një skuadër me provojë Superlige, që edhe këtë ta fitojmë si gjithë të tjerat në radhë”, kështu e mbylli prononcimin e tij shkodrani Arbër Shytani, që ka një eksperiencë edhe në skuadrat e Superligës, që përveç Vllaznisë nga ka dalë, ka luajtur edhe me Laçin.
   
Back To Top