Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Siguria vjen nga mbrapa, Rexhepi garanton Besëlidhjen

Duke qenë se këtë javë kampionati ishte pushim, futbollistët e Besëlidhjes janë lënë dy ditë pushim për t’u grumbulluar të hënën, për të vijuar përgatitjet. Një kontribut për këtë ecuri shumë të mirë të lezhjanëve po jep edhe portieri 22-vjeçar Fabjol Rexhepi, për të cilin është sezoni i dytë që mbron portën e Besëlidhjes. Deri tani, ai ka pësuar dy gola dhe në prononcimin e tij shprehet: “Në këto 6 javë kampionat të zhvilluar, Besëlidhja po e tregon forcën e saj të vërtetë, ndaj jemi të qetë se ky trend vetëm sa do të rritet nga ndeshja në ndeshje. Kampionati i Kategorisë së Parë i këtij sezoni është tepër cilësor. Duke u nisur nga sa u tha më lart, Besëlidhja i ka bërë mirë llogaritë, ndaj që në start e në vijim po merr rezultate pozitive, kjo për t’u distancuar sa më shpejt dhe më larg ndjekëseve të saja. Kemi përpara shumë rrugë. Megjithatë, jam i bindur se do ta ruajmë kreun deri në fund dhe do të arrijmë të ngjitemi në Superiore”.
   
Back To Top