Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 10: Burreli - Besëlidhja 2-1. Besëlidhja zyrtarisht në krizë!

Besëlidhja zyrtarisht në krizë. Lezhjanët pësojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat. Pas disfatës së parë në fush- ën e vet një javë më parë, ku u mposht nga Mamurrasi, ekipi i drejtuar nga Sinan Bardhi është thyer edhe dje në Burrel 2-1. Dy humbje të një- pasnjëshme të lezhjanëve, të cilat duket se mund t’u kushtojnë të gjithë sezonin. Pasi humbi vendin e parë javën e kaluar pas tetë ndeshjesh në krye, tashmë Besëlidhja e sheh veten në vendin e 3-të me 22 pikë, katër më pak se Tërbuni i vendit të parë. Nga ana tjetër, Burreli është katapultuar në vendin e 4-t pas triumfit të djeshëm. Pavarë- sisht se nuk kishte as mbështetjen e tifozëve, sepse fusha është e dënuar, matjanët ia dolën të triumfonin ndaj Besëlidhjes.
 
Back To Top