Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 8: Iliria - Besëlidhja 0-1. Lezhjanët nuk dinë të ndalem më!

Mbi 300 tifozë kanë mbështetur fort ekipin në Fushë-Krujë, ndërsa janë kthyer në Lezhë me brohoritje.

Ndihmëstrajneri Lani: Afrimet cilësore të presidentit Ndoka kanë krijuar një grup solid në ekip
Në këtë kampionat të Kategorisë së Parë po shihet qartë se Besëlidhja po fiton autoritetin e dikurshëm. Aktualisht Besëlidhja ka vlerësuar çdo kundërshtar e çdo ndeshje, ka luajtur me seriozitet në fushën e lojës, ndaj dhe sot kryeson me 22 pikë. Jo vetëm kaq, por ka shënuar 20 gola dhe ka pësuar vetëm dy, ndërsa kështu është skuadra më në formë në zonën e Veriut të Kategorisë së Parë. Një kryesim i merituar, por provimi këtë javë është me Mamurrasin në Lezhë, për ta mbyllur fazën e parë si një kryesuese e merituar e Veriut. Në ndeshjen me Ilirinë e ka vulosur fitoren Marashi, ndërsa duket se ai do të jetë një tjetër golashënues për skuadrën lezhjane, së bashku dhe Malon. Madje ky i fundit ka humbur raste në Fushë-Krujë, në një kohë që si dyshe duket se funksionojnë mirë dhe janë bërë “tmerri” i mbrojtjeve kundërshtare. Një tjetër skuadër që po ndjek Besëlidhjen hap pas hapi është dhe Tërbuni, që aktualisht ka dy pikë më pak. Kjo skuadër, e drejtuar nga shkodrani Elvis Plori, duket se nuk do ta lërë rehat Besëlidhjen në kryesimin e saj dhe në rrugën e saj drejt Kategorisë Superiore. Puna e dyshes teknike Bardhi-Lani ka bërë që asgjë të mos shkojë dëm tek Besëlidhja, e cila vazhdon të kryesojë me meritë.
   
Back To Top