Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Malo: Besëlidhja s’ka rivalë, të tjerët na shohin “targën”

Djemtë e Sinan Bardhit arritën që të shtunën e kaluar të merrnin fitoren e radhës në fushën e vështirë të Ilirisë, gjë që tregoj se Besëlidhja është “ferri” i të të gjitha skuadrave pa përjashtim.

Besëlidhja si as një skuadër tjetër e Kategorisë së Parë deri tani ka një rekord rezultatesh, si në pikët e grumbulluara, po ashtu edhe në golaverazh, çka tregon se pothuajse e ka siguruar ngjitjen në Superligë pas 6 sezonesh nëpër kategoritë inferior. Padyshim që të gjithë futbollistët e organikës, përfshi edhe ata të stolit e kanë kontributin e tyre në këto rezultate, por sulmuesi Julian Malo e ka shënuar emrin e tij në listën e golashënuesve më të mirë të të gjithë Kategorisë së parë, deri tani 6 të shënuar. Gjatë një prononcimi për “Sport Ekspres” sulmuesi goleador i Besëlidhjes, Julian Malo, ngjitjen e Besëlidhjes në Superligë e quan kapitull të mbyllur, por është i preokupuar që skuadra për të cilën luan të thyej rekord, si në pikë të grumbulluara, po ashtu edhe në golaverazh, o ashtu edhe vetë të shpallet golashënuesi më i mirë, ndoshta it ë të gjitha kategorive, përfshi edhe Superligën. “Tashmë Besëlidhja po udhëton, madje e ka marrë shpejtësinë e duhur në “korsinë” që do ta shpie në Superligë, që do të thotë se ngjitja në Superligë është tashmë një kapitull i mbyllur, por duhet që të shpejtojmë për të krijuar hendek të pa pa kapërcyeshëm nga skuadrat e tjera pretendente që po na ndjekin.

Duke u nisur nga përbërja e skuadrës dhe performanca që ka shpalosur deri tani në arenën e gjelbër, ne po luftojmë për të thyer edhe rekorde, si në sasinë e pikëve të grumbulluara, po ashtu edhe në golaverazh. Unë kam ambicien që të shpallem golashënuesi më i mirë it ë të gjitha kategorive përfshi edhe Superligën, gjë që me punë e përpjekje maksimale në fushën e stërvitjes, këtë kam mundësi që ta arrijë, falë edhe kolektivitetit që po aplikon skuadra. Gjithë sa thashë më lart na bën optimist, por gjatë këtyre 8 javëve kampionat, kemi pasur edhe gabime që janë evidentuar me profesionalizëm nga ana e trajnerit Sinan Bardhi i cili na i vë në dukje në analizat javore dhe ditore dhe në seancat vijuese na nxit që t’i eliminojmë në minimum. Gjithsesi jemi në rrugë të mbarë , gjë që na mban moralin lart që është tepër i rëndësishëm për të vijuar këtë trend”, e mbylli bisedën goleadori i Besëlidhjes, kryeqytetasi Julian Malo.
   
Back To Top