Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Malo tregon momentin e ndëshkimit: Ja e vërteta

Humbja e pësuar fundjavën e kalu ar ndaj Mamurrasit ende djeg te Besëlidhja, pavarësisht se skuadra po përgatitet intensivisht për sfidën e radhës ndaj Burrelit. Sulmuesi goleador i lezhjanëve, Julian Malo, në një bisedë për “Panorama Sport” e shpjegon në detaje momentin kur është ndëshkuar me kartonin e kuq nga kryesori i ndeshjes të së shtunës ndaj Mamurrasit. “Besëlidhja edhe ndaj Mamurrasit do ta kishte fituar ndeshjen, si gjithë të tjerat, por gjyqtari e ndryshoi artificialisht, duke më ndëshkuar me karton të kuq në vendin dhe kohën e gabuar. Kjo pasi unë isha në zotërim të topit dhe nuk kisha arsye që të lija topin dhe të godisja kundërshtarin. Ja si është e vërteta:

Unë po vrapoja me topin në zotërim në një sulm anësor nga e djathta dhe afër flamurit të këndit kalova mes tre futbollistëve miq dhe mbrojtësi Çekiçi u vu pas për të më dalë përpara. Dhe në ecje e sipër kur ky i fundit u çiftua me mua, unë në mënyrë të pavullnetshme, pasi nuk e shikoja dot, e godita me bërryl. Kjo ishte e gjitha. Më vjen keq, por gjyqtari menjëherë më nxori kartonin e kuq, sikur ta kishte në dorë e jo në xhep, veprim që duhej të kryhej pasi të konsultohej me anësorin, pasi ky i fundit ishte fare pranë ngjarjes. Kjo tregon se ishte një ndëshkim i qëllimshëm. Pas mbetjes së skuadrës me 10 futbollistë, u ndryshua menjëherë rrjedha e lojës dhe arbitri nuk e la me kaq, por shumicën e aksioneve na i frenoi me të rënët e bilbilit pa lidhje. Gjithsesi, tashmë ky veprim është në dorë të federatës”.
 
Back To Top